Një degradim i dhimbshëm është ky- Shkruan:Prof. Dr Milazim Krasniqi
Serbia ka kaluar në ofensivë të fuqishme mediale në raport me Kosovën. Serbia tashmë ka edhe medie speciale që trajtojnë 24 orë në ditë zhvillimet në Kosovë, nga gazetarë dhe ekspertë të shumtë. Disa prej tyre i financon qeveria e Serbisë, ka që dirigjohen nga eskpertë rusë të propagandës. Ndërsa ne nuk kemi asnjë medie që trajton zhvillimet në Serbi. Bile edhe ajo që raportohet, vidhet nga mediet serbe, e përkthyer për faqe të zezë. Publiku ynë, me shumicë, nuk e ka idenë e zhvillimeve në Serbi. Ndërsa do të duhej ta kishte në plan të parë. Shkaku i mosinformimit dhe i paditursë, qytetarët tanë shfaqen edhe të painteresuar për zhvillimet në Serbi!
Praktikisht më nuk kemi as ekspertë për të analizuar zhvillimet në Serbi. Sa për politikanët tanë, shumica nuk përzihen në punët e veta, janë amatorë. Ndërsa TV tona gjithë natën llomotisin veç për tema të brendshme, më së shpeshti të kota. Një degradim i dhimbshëm është ky. Në vitet 90, nën okupim dhe me gjysmë medie, e kemi pasë shpartalluar propagandën serbe, ndërsa tash në liri e me shtet tonin, jemi bërë për vajtim. Diçka e hidhur ka ndodhë në këtë shoqëri, në medie, në politikë e në arsim- ka triumfuar makutëria dhe injoranca.’’/qendrapress.com/