Prizreni me më së paku të infektuar tani e disa ditë,sot asnjë rast.

0

Tre të vdekur dhe 49 raste të reja me Coronavirus janë shënuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë,

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në njoftimin e fundit ku tutje u theksua se edhe 92 persona janë shëruar nga ky virus.

“Numri total i rasteve pozitive është 15.938 raste nga 71.865 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 638 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 92 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 14.143 raste.

Numri i rasteve aktive është 1.157.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 22 raste, Gjakovë 5 raste, Ferizaj 3 raste, Klinë 3 raste, Fushë-Kosovë 2 raste, Lipjan 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast në Deçan, Dragash, Gjilan, Kaçanik, Malishevë, Pejë, Podujevë, Shtime, Skënderaj dhe Vushtrri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *