Policia jep detaje për aksidentin tragjik ku humbi jetën 5 vjeçari në Prizren

0

Të shtunën në Lubizhdë të Prizrenit është goditur për vdekje një 5-vjecar si pasojë e një aksidenti me veturë.


Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë aksident.

“Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar i cili derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën duke mos e përshtat shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës e kishte goditë fëmijun – viktimën mashkull kosovar i cili si pasoj kishte pësuar lëndime trupore dhe ishte dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *