Haradinaj: Kur rrimë, nana më thotë ami armët t’i puthi, se ato na kanë pshtue
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj si rrallëherë ka folur për nënën e tij, të cilën e përshkruan si një grua të fortë përkundër gjitha përjetimeve të saja.
Haradinaj thotë se përkundër humbjes së dy djemve të saj në luftë, asaj ia kishin vrarë serbët edhe nënën e gjyshen.
Haradinaj thotë se me nënën e tij e pi çdo ditë kafen e mëngjesit, ndërsa tregon një detaj rreth saj.
‘’Nana sa herë rrimë e sheh dikund ndonjë armë, thotë: Armët ami t’i puthi, këto na kanë pshtue se kanë pasë me na faru’’.