Hamza: Për dy ministri, unë nuk e shoh PDK-në në qeveri
Në PDK nuk duan të diskutojnë futjen në qeveri nëse iu shkon ndonjë ofertë për dy ministri.
Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj kishte deklaruar para dy ditësh se nuk është serioze që me 24 deputetë, PDK-së t’i ofrohen dy ministri.
Edhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se nuk e sheh partinë e tij në qeveri e aq pak pozita.
“Për dy ministri, unë nuk e shoh PDK-në në qeveri”, ka deklaruar ai, përcjell Telegrafi
do ter sektori privat në pregad e qztetarëve t[ Kosov[