Sot nis në Kosovë “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”
Sot nis “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit” me moton “Mbrojtja e viktimave të krimit, mision ynë edhe gjatë pandemisë”.
Për shkak të rrethanave të shkaktuara nga pandemia, “Java për të drejtat e viktimave të krimit” do të hapet me një video-mesazh për media nga ana e Kryeprokurorit të Shtetit Aleksandër Lumezi, për të vazhduar me video-mesazhet e Presidentit Hashim Thaçi, Ambasadorit të SHBA-së në Prishtinë Philip Kosnett dhe Ministrit të Drejtësisë Selim Selimi. https://gjc.gjirafa.com/Home/IndexR?configId=5563-1&gjid=55544723&v=2.1&guid=6fef110079fe4f58832a6988d1b53f7ecef1021131f0403aa1df0f9eab21dce4