PDK: DO T’I ZBARDHIM TË GJITHA ABUZIMET ME PRIVATIZIMET E PRONAVE

0

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Gazmend Bytyçi dhe Sejdi Hoxha, kanë mbajtur të hënën një konferencë për media, përmes së cilës ka njoftuar më gjerësisht për punën e komisionit parlamentar për privatizimet, themelimin e të cilit e kishte iniciuar PDK-ja në korrik të këtij viti.

Deputetët Bytyqi dhe Hoxha kanë paralajmëruar se do të nxjerrin me emër dhe mbiemër të gjithë “abuzuesit e pronave publike” në Kosovë dhe përkatësinë e tyre politike.

“Për një kohë të gjatë Partia Demokratike e Kosovës është akuzuar padrejtësisht për abuzime dhe përfitime të paligjshme me procesin e privatizimit. Madje shumë prej këtyre akuzave kanë ardhur pikërisht nga partitë që më së shumti kanë shfrytëzuar këtë proces për interesa të ngushta të zyrtarëve të saj.”, ka thënë deputeti Bytyçi.

Ndërsa deputeti Hoxha tregoi se do t’i informojnë gjithë qytetarët rreth privatizimeve të aseteve shtetërore.

“Prandaj, ne si PDK kemi nisur këtë proces që synon të zbardhë keqpërdorimet e mundshme që mund të kenë ndodhur në këtë proces, si dhe t’i informojmë drejtë të gjithë qytetarët e vendit për çdo lidhje politike që kanë pasur personat të cilët kanë privatizuar asetet shtetërore të vendit tonë.”, ka shtuar deputeti Hoxha. /Insajderi.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *