Policia kontrolle nëpër autobusë për distancë e maska, dënime 200 deri ne 500 euro

0

Inspektorët e Rendit Komunal bashkë me Policinë e Kosovës kanë inspektuar transportin e udhëtarëve nëpër stacionet kryesore të Prishtinës.


Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi thotë se zbatimi i masave që parandalojnë shpërndarjen e virusit është obligim i të gjithëve, në këtë rast i shoferëve të autobusëve/taksive, dhe i kompanive.

“Gjoba për mungesë të distancës është 200 euro për përgjegjësin, 500 euro për kompaninë”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se Drejtoria e Inspekcionit do të jetë në koordinim të vazhdueshëm me Policinë dhe inspektoratet e nivelit qendror, ashtu që të gjithë bashkë të jemi në krye të detyrës dhe të ndikojmë në përmirësimin e shëndetit publik.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *