Presidenti Thaçi flet për “disa individë që mund të kenë keqpërdorur fisnikërinë e luftës.

0

Kosovo's foreign minister and former premier Hashim Thaci speaks during an interview with AFP in Pristina on February 3, 2016. Thaci told AFP he received a death threat purportedly from the leader of the Islamic State organisation over his opposition to the extremist group. / AFP / ARMEND NIMANI (Photo credit should read ARMEND NIMANI/AFP/Getty Images)


Thaçi garanton se UÇK nuk është hakmarrë asnjëherë ndaj popullatës serbe apo individëve të caktuar, por thotë se mund të ketë pasur raste të izoluara kur individë të caktuar kanë keqpërdorur fisnikërinë e luftës për interesa personale. Ai ndërkohë kujton se për luftën Kosovë-Serbi, deri më sot në bankën e të akuzuarve ka më shumë shqiptarë se sa serbë edhe pse gjenocidin shtetëror e kryen këta të fundit.

“Qytetarët e Kosovës nuk e kanë nisur luftës se kanë dashur. Lufta është e tmerrshme dhe nuk kam dëshirë të shoh lajme për të. Vetëm ai që e ka përjetuar e di. Çfarë është spastrimi etnik, fizik, dhunimi i grave, vrasja e fëmijëve. Unë personalisht ndihem krenar që një nga themeluesit e UÇK-së, që në 1992. Theksoj se duhet të mendojmë për gjencodin në Kosovë, dëboi 1 milionë qytetarë Serbia. 400 masakra kundër qytetarëve civilë shqiptarë, 20 mijë gra i dhunoi, vranë 1 mijë e 300 fëmijë si dhe dëme ekonomike. Përmasat janë të gjenocidit dhe spastrimit etnik. Me përjashtim të një aktakuze ndaj Millosheviç, ndodhi një amnisti ndaj gjenocidit, e padrejtë. Edhe nëse i sheh paralelet, sot për fat të keq kemi më shumë të akuzuar shqiptarë se sa serbë”, ka deklaruar Thaçi në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24

“Lufta e UÇK-së ka qenë e domosdoshme, luftë ekzistencë, liri e pavarësi. E drejtë. S’mund të them që ndonjë individ nuk e ka thyer fisnikërinë e luftës. S’ka ndodh asnjë rast apo sulm ndaj monumenteve serb, asnjë rast hakmarrjeje. Individë të caktuar po, që mund të kenë keqpërdorur fisnikërinë e luftës, por UÇK vetë jo. Tjetra Serbia ka luftuar si shteti, kurse Kosova vullnetare, të studentëve, fshatarëve, punëtorëve, të gjithë që kanë dashur t’i bashkohen UÇK-së. Tendenca sot për të rishkruar historinë është e rrezikshme, agresore ose okupatore të bëhet viktimë është e padrejtë. Edhe këtë çmim që do e paguajë Kosova të lirisë, proces jo i lehtë, por do e kalojmë faqebardhë. Viktimat në Kosova s’mund t’i ndash në baza politike, ideologjike. Serbia i ka vrarë vetëm se kanë qenë shqiptarë, jo politike”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *