Ish zëvendësministri i Arsimit ka një porosi për SBASHK-un: Kërkoni falje dhe respektojeni vendimin e Qeverisë
Ish zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa e ka kritikuar Sindikatën e Arsimit të cilët nuk I kanë bindur vendimit të Qeverisë që sot mësimi të mbahet.
AI ka thënë se kjo Sindikatë duhet të kërkojë falje dhe të zhvillojë mësimin.
“SBASHK-u duhet të reflektoj e të vetpërmbahet. Deklaratat se të hënën nuk duhet të punohet përkundër vendimit të Qeverisë së Kosovēs , po shkaktojnë konfuzion të panevojshëm . Faktorizimin duhet kërkuar në mënyra tjera, e jo duke instrumentalizuar mësimdhënësit e sidomos nxënësit”, ka shkruar ai.
“SBASHK, reflektoni – kërkoni falje dhe respektoni vendimin që nesër të vazhdoj procesi mësimor”, tha Mustafa.