Nuk e besova kur e dëgjova!-Shkruan:Sadik Halitjaha ish zv komandant I ZOP-it

0

As mendja nuk e dëshironte një ndodhi të tillë. Të humbet çanta e delegacionit të Kosovës. Shumë e pa pranueshme kjo  nuk është çantë e një nxënësi apo një sportisti e një bariu!!! Kjo çantë ka qenë e përfaqësuesve të shtetit dhe këta përfaqësues përfaqësojnë shtetin! Turp dhe shëmtim për shtetin dhe popullin tim. Këtë e besova kur kryeministri i shtetit të Kosovës sqarohej në foltore të parlamentit, rastësisht e dëgjova! Përndryshe parlamentaret tanë aq të pa durueshëm dhe aq të pa dëshiruar për të i dëgjuar brutalitetet dhe sjelljet çnjerëzore sa veç rastësisht duke i ndërruar programet mund të shohim se ka seanca të turpshme me 20-30 deputet!!! Shtrohet pyetja e përrallës së çantës të kësaj qeverie të përrallave të shumta, çka kishte në çantë? Sa ishte vlera e materialeve dhe sa ishin sensitive ato, A mund të është bërë me qëllim duke fshehur dorëzimin e ma hershem të materialeve  të ngjashme Serbisë. Kjo çantë mund të i arsyetojë të gjeturat e mundshme të tjera. Apo ishte detyrë që të ja afronte Serbisë këtë shërbim nga se e kanë kryer punën e argatit me mision apo me pagesë .Si nuk i vret humbja e legjimitetit qeveritarët humbin dy milionë euro, humbet çanta mirë që është humbur ndonjë anëtarë i delegacionit sepse të këtu niveli mund të humbin! Këta as bagëtinë nuk bënë me ruajt se i humbin të gjitha. Këto skandale këto ngjarje kaq të pa zakonta ndodhin shpesh sa që që duhet të bjerë qeveria! Të në gjërat e jashtëzakonshme janë bërë të zakonshme bile të zakonshmet janë aq të rralla dhe shumë të çuditshme!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *