Çaste poetike me poeten;- Donika Meta GJURA

Zëri nga Bulqiza
——————————–
Nën qiejt e vjetër, ku mbahen veç premtime,
u ngrit një zë, i mbytur në zhgënjime.
Nuk ka më heshtje, e kokë të ulur poshtë
sot rruga flet, me gjuhën e një brezi t’fortë.
Nga sheshet e Tiranës, e n’çdo cep të k’tij dheu,
një rrymë e re po vjen, që akujt i theu.
Me sytë nga e ardhmja e zemrën plot duf
Rinia po ngrihet e thotë po thotë: Mjaft më! Uff.
“Gjeneratë e re, Shqipëri e re,”
jehonë kjo moto në Qiellin mbi re.
Jo më me të majtën që premton e harron
e që veshët i mbyll kur populli rënkon.
Jo dhe me të djathtën që premton ndryshim,
por mbetet e ngecur në të vjetrin dështim.
As rozë e as blu, kjo ngjyrë nuk ju duhet
ky brez nuk mashtrohet, ky brez më nuk blihet.
Janë lodhur nga lojrat e nga teatri i vjetër,
ku ndërrohen aktorët, po çfaqja s’ka gjë tjetër.
Ata duan ujë dritë punë edhe liri
nuk duan të ikin, po të rrinë k’tu n’shtëpi.
Të ndërtojnë k’të vënd ku merita ka vlerë,
ku shpresa nuk vdes tek e njëjta derë.
Ndaj dëgjoje o vënd këtë zë që po vlon
është brezi i ri që historinë po shkruan.
Pa vargonj partish me një ëndërr të re,
për një tjetër agim, drejt një Shqipërie të re.
Le ta dëgjojë, gjithë Bota anë e mbanë
thërret dhe diaspora me zë nga matanë.
Tridhjetë e pesë vite kudo ka kapur kriza,
Ndaj dhe zëri im vjen fuqishëm nga Bulqiza.
/QendraPress/