Çaste poetike me poeten;- Elida PRIFTI

NURI I MUNDIT

——————————

Dashuria për kët’ truall,

Sjell në jetë vetëm dritë,

Nuk e sheh atë si të huaj,

Por ia shton çdo ditë rritë.

Guri i qoshes që u vu-a,

Me aq shpresë e me aq mund,

S’mund të bjerë në përrua,

Nga një erë që lëkund.

Djersa e rënë mbi baltë,

Nga ai ball’ që rri pa faj,

Ngriti sot një kullë lartë,

Që të mos ketë lot e vaj.

Kush rrëzon atë që u ngrit,

Nuk ndërton asnjë liri,

Por lëndon të vetmen dritë,

Që i fal kësaj shtëpi.

/QendraPress/