Çaste poetike me poeten;-Elmira RAMA

Kur zemërimi bëhet melodi
—————————————-
S’u trembem ditëve të nxehta,
as ngricës së akullt kur portat m’i mbyll.
Errësirën s’e urreva kurrë, ndërsa dritën…
ah, dritën e desha si të vetmin yll.
Në gjykimin tim s’ka të dënuar.
Me keqardhje e shoh edhe xhelatin,
e lutem për të.
E vështroj me butësi persekutorin, edhe kur,
në skutat e poshtërsisë së tij, më degdis pa zë.
Dhe nuk zemërohem me zemërimin tim.
E ndiej tek zbutet,
tek bëhet melodi,
sa herë i tregoj një përrallë,
sa herë që shkruaj një poezi
/QendraPress/