Çaste poetike me poeten;- Miranda Troci DERTI

Ethet e gushtit m’shtive n’gji!
( lirikë vere)
————————-
Agut ku lindë rreze e shëndritë mbi qerpik.
Ethet n’gji mi shtive m’vjen e më ikë.
Më erdhe si valë djegë bërë prush.
Ashtit përvëluar si ethet në gusht.
A s.ma jep xhevapin lutem a s’ më thua.
Verën ku verove lojte me mua.
Hëna mu zemërua thashë ty je më e bukur.
Mua m’dogji zhegu ty duke tu lutur.
Haj më shëro gjinë nga ethet gulçon.
Dhunshëm rrahë gjoksin malli më ç.pon.
Të zhdritë djersa llërët rrjedhë nëpër ulluqe.
Morrnicat më shtive përdhe mē ule.
Në harkë të gjinjëve tua aty kisha fjetur.
Të gjejë rehatinë mbi lëkurën pjekur.
Më mbërthe rreth vetit e s’dua të ikë.
Shpirtin që m’djegë valë përbrendshëm më fikë.
Ethet që mke shti lazdrane lanete.
Në mallë m.përvëlove siç e ki zakon.
Më humbesh gjezdisur verash si çdo here.
Harlisë më hiqesh tinzare se më don.
Huqet s’ti heq dot se kshu je mësuar.
Sevdalija ime vetë të kam lazdruar.
Me ethet e gushtit rëndë e pagova.
Në kllapi kam rënë sa herë të besova.
/QendraPress/