Çaste poetike me poeten;Etleva PETRITI

Tetori im

———————–

 Ja ku jam i dashur tetor

A të kujtohem?

Ti më përgjigjesh me ngjyrat e tua

Me pemët teksa gjethet i rrëzojnë

Me vesën që barin mbulon lëndinave

Mëngjeset me diellin përgjumur

Ajrin e freskët

Që më fsheh duart si fëmijë,

Qiellin e kaltër deri në pafundësi

Atje humbasin sytë e mi

Në kërkim tënd i dashur tetor,

Për të thënë se jam akoma këtu

Edhe se nga ajo ditë kanë kaluar vite,

Kur ti më godite drejt në zemër

Ajo dhimbje nuk përshkruhet

Ajo veçse ndjehet,

Ja dole të më presësh krahët

Dhe unë si një trung i vjetër

Që era e forte ja rrëzoi

I mblodha rrënjët pa u rrëzuar

Në kërkim të kujtimeve të mia

Ushqim për shpirtin e plagosur,

Dhe ja tek jam tetor imë

Për të thënë se të urrej

Por më pas mendohem

Sepse urrejtja dhe dashuria janë dy mike të pandara

Po i dashur tetor sepse ti ja dhurove jetën

Po ashtu ti e more në krahët e tu

 Dhe unë jam akoma këtu

Mes dilemës nëse të dua

A të urrej,

Sigurisht nuk kam për të harruar

Derisa kujtimi të më mbajë zgjuar.

Etleva Petriti

/qendrapress.com/