Çaste poetike me poeten;Mimoza LESKAJ

Kohë që thyen kohë

————————-

I këndojnë si të çmendur vjeshtës, të gjithë poetët,

E unë bashkë me ta s’di në ç’radhë veten ta rendis.

Dikujt hatri i ka mbetur e zë mallkon pa faj fletët

Dikush nga supet i shkund të mos ndihet i bërë pis.

Shoh me çudi fytyrat e njerëzve, vetullngrysur

Kohë që thyen kohë e rend të kapet pas vjeshtës

Të duket sikur është e tëra përmbysur

Për t’ia filluar nga e para, në prezantimin e jetës!