Çaste poetike me poetin:-Ferat SELIMI

Dardha që mbolla në mërgim

—————————————–

Në këtë tokë të huaj, larg vendit ku jam rritë,

mbolla një dardhë të vogël, nga deshira me shiju nji dit.

S’e mbolla për lavdi, as emër spo muj mi gjet,

por që diçka prej meje të mbetet kur s’jem më në jet.

Çdo pranverë e shoh teksa lulëzon ngadalë,

si një kujtim që rritet pa zhurmë e pa fjalë.

E kur vjeshta e mbush me fryte degë më degë,

më duket sikur vitet e mia varen aty krejt.

Ndoshta një ditë nipërit nën hijen e saj kanë me u ndalë,

kanë me këputë një dardhë e pa e ditur sa kam pasë mall.

E dikush ka me thanë, këtë pemë e ka mbjellë gjyshi ynë dikur,

dhe emri im ka me jetu në kujtim, jo në mermer as në mur.

Nuk kam shumë pasuri për me lanë pas në këtë jetë,

veç disa vargje zemre që i shkrova të vërtetë.

Por kjo dardhë ka me mbetë kur unë s’kam me qenë më,

e ka me u tregu nipërve se këtu jetoj gjyshi i tyne dikur me zë.

Kur frytet e saj të piqen e të bien përsëri,

ndoshta askush s’ka me ditë sa ëndrra kam lanë aty.

Por mjafton që një fëmijë ta shijojë me gëzim,

e unë kam me jetu në buzëqeshjen e tij, si një kujtim.

Dardhën që e mbolla në vend të huaj,

ende s’po di me ç’emër të quaj.

Me rëndësi që nesër, kur unë mos të jem,

nipërit ta kujtojnë si dardha e gjyshit tem.

/QendraPress/