ÇFARË PO NDODHË NË QKUK? – NUMËR I SHTUAR I POLICËVE, BLLOKOHET RRUGA PËR INFEKTIVË

0

Çfarë po ndodhë në QKUK? – Numër i shtuar i policëve, bllokohet rruga për Infektivë

Në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është parë numër i shtuar i policëve, njofton Insajderi.

Gjithashtu një zonë është mbyllur me shirita të Policisë së Kosovës dhe është ndaluar kalimi tek Klinika Infektive brenda QKUK-së.

Ende nuk dihet se cila është arsyeja e rritjes së numrit të policëve.

As zëdhënësit e policisë nuk kanë dhënë ndonjë informacion se cila është arsyeja që forcat e rendit janë stacionuar në numër më të madh në QKUK.bene te ditur /Insajder/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *