Federata e Futbollit të Kosovës, në bashkëpunim me LRF-në e Prizrenit dhe DKAS-n e Komunës së Mamushës, mbajtën aktivitetin me moton:’futbolli për të gjithë’.

Me 1 qershor , në Mamushë organizuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, dhe në bashkëpunim me LRF-në e Prizrenit dhe DKAS-n e Komunës së Mamushës, u mbajt aktiviteti me moton:’futbolli për të gjithë’. I pranishëm në hapje ishte drejtori i DKAS në Mamushë, z.Bujar Mazrek dhe z.Gulhan Kruezi, përgjegjës i Komunës për këtë aktivitet. Në këtë event, u përfshinë nxënësit e klasave nga e para deri tek e treta. Ai, kishte zgjuar interesimin jo vetëm të pjesëmarrësve, por dhe të prindërve që ishin prezent gjatë aktivitetit. Erxhan Dana, nga Lidhja Rajonale e Futbollit në Prizren, në hapje foli për rëndësin e aktiviitetit dhe përfshirjen e Mamushës, si komunitet specifik që bashkohet për herë të parë, me nisiativën e LRF-së. Ndonëse, karakteri nuk ishte garues por argëtues, nxënësit e përfshirë në këtë aktivitet traguan përkushtim dhe dashuri ndaj lojës së futbollit. Komuna e Mamushës përmes drejtorit z.Mazrek ka falenderuar Lidhjen Rajonale të Futbollit, gjegjësishtë kryetarin z.Mirsad Çollaku, për përfshirjen edhe të Komunës së tyre në këtë aktivitet, që përkon edhe me 1 qershorin, Ditën ndërkombëtare të fëmijëve. Zyrtarët e Komunës krahas falenderimit, shprehën dëshirën që dhe në të ardhmen të jenë bashëpunues në projekte të tjera, që parashihen nga FFK-ja dhe LRF-ja, LRF-ja e Prizrenit, falenderon Komunën e Mamushës, që u përfshi në këtë projekt jo garues të FFK-së si dhe policinë e Kosovës, stacionin policor në këtë Komunë, që ishin në përkujdesje të aktivitetit, duke dhënë kontributin e tyre./QendraPress/