Fryma poetike e së mërkurës  me  poeten; Bruna MUSA

Bar i njomë zgjatur kryet gjelbërimi kryeson

Moj pranvere te qofsha falè era lule kundërmon,

Kënaqësi te marrësh frymë përmbi lule teksa mbledh

Mbretëri e kësaj toke te bukurën pranverè zgjedh..

Sa më josh freskia jote,përkëdhelem përmbi bar

Lule bukur ngjyrë vjollce ne doren time ndrit si ar..

Mrekulli më shohin sytë,si i krijoi ky Zot

Lule t’bukra hijeshi falin jetë sot e mot

Dhe burimi atje tej uji i ftohte. Vjen nga mali

Ja jep tokës gjithë freskinë,bukuri vendit i fali..

Moj natyrë ma shton jeten,,ndjehem bukur unë me ty

Ti me bukuritë e tua, unë jetoj në qetësi..

Bruna Musai…!

/www.Qendra Press.com/