Fryma poetike e së mërkurës  me  poeten; Rajmonda Shyta KOLVANI

Urdhër Perëndie.

Porsi puhisë

Fryma jote

Më ngroh dhe hysht

Fytyrën time

Kur flas me ty e bisedoj,

Dhe më e lehtë se puhiza

Më vjen me pëshpëritje

Si me magji

Bie në ëndje

Vdes e s’frymoj,

Dhe një si urdhër

Më vjen prej Perëndie

Më detyron

Në krahë të të rrok

Të të puth

E fort të të pushtoj.

24/11/2023

/www.Qendra Press.com/