Fryma poetike e së mërkurës  me  poeten; Margarita Llapushi ZENELI

Ëndërr në fluturim..

Në fletët e librit

shpirti endet fillikat

kërkon pak qetësi, të ngrohet,

vargu e merr,arratiset në kujtime ,

ëndrrën zgjon

malli çapitet si fëmijë i vogël kur nënën kërkon,

Emocionet bëjnë rezistencë

strukur rrinë në një cep të zemrës,

grimcat e shpirtit

formojnë një fije të gjatë lidhëse,

vijnë e të marrin ty

tek mua të sjellin,

Imazhi yt më vjen magjishëm

më merr për dore,

zërat e shpirtit qeshin gëzueshëm

krahët e ëngjëllit veshim të dy

përqafuar nisemi në fluturim,

E gjithë bota është e jona

pafundësia është stolisur me ylbere dashurish

të gjitha mbajnë emrin tënd,

fjalët yjnore gërmëzuar në shpirtrat tanë

Endem si një pëllumb i bardhë kaltërsive

si në ëndërr yjet më shtrohen dhe….

peshë më mbajnë ,si në përrallë

mbi petale të trëndafilta ëndërroj ,

Kërkoj prekjen tënde , përqafimin tënd

një gjak na mban të lidhur përgjithmonë

si lastare nimfash,

Malli im kthyer në shi , në borë që ngrin

dimër,brenda dhe jashtë

Ti , ëndërr në fluturim

mburojë e ditëve të mia

Përjetësuar tek unë si tempull i mirësisë….!

/www.Qendra Press.com/