Fryma poetike e së mërkurës me poetin;Setki Q, JASHARI
Moj korçare…
————————
Në ballkon lozje
Moj çupkë korçare…
Serenata këndoje…
Më çmende fare…
Sa bukur kërceje
Sa ëmbël shikoje
Më hoqe mëndjen
Më vodhe zemrën
Me ëndrrën fluturoja
Çdo natë vija tek ti
Me hënën bisedoja
Derdhja mallin për ty
Rezet e hënës shaluar
Me shpirt i dashuruar
Tek krevati yt ndaloja…
Dhe ëmbël të lëmoja
Me etje puthja syt e zi
Flokët dhe buzët e tua
Të thura shumë poezi…
Të t’rrëfeja sa të dua…
Nga qielli mora yjet
Bëra gërma ngjyrë ari
Qëndisa bukur fjalët
Për ty,e imja dashuri
Në ballkon qëndroj
Me gjithë yjet bisedoj
Adhurojmë perëndinë
Që dhuroi dashurinë
Moj korçare e bukur
Të dua vërtet shumë
Eja shpejt moj flutur
Se m’ke lënë pa gjumë
/www.QendraPress.com/