“Neokomunist i mykur”- Berisha i PDK-së i ashpër me Kurtin dhe ideologun e VV-së

                             Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, e ka kritikuar ashpër këshilltarin e kryeministrit, Hysamedin Ferajn bashkë me Kurtin.Berisha, në një koment tek Gazeta Insajderi, e ka quajtur Ferajn “trumykur” ndërkaq kryeministrin e Kosovës “neokomunist”. “Sdo mend, që një trumykur që edhe në vitin 2023, i thur himne Enver Hoxhës e rexhimit komunist, do e himnizoj një neokomunist jugonostalgjik të mykur si Kurtin e regjimin në tentativ…!”, ka thënë Berisha. Berisha ka kritikuar deklaratën e Ferajt, i cili ka bërë një bisedë dhe pazar imagjinar lidhur me çështjen e veriut të Kosovës.Feraj, me anë të një postimi në ‘Facebook’ të dielën, e ka paraqitur kryeministrin Kurti si hero që s’e shet veriun për asnjë cent, ndërkaq opozitën si të gatshëm për shitje të veriut në shkëmbim të pushtetit dhe investimeve të huaja. “Sa është çmimi i Veriut të Kosovës? Për sa vlen të shitet? Albni: nuk është për shitje, s’ka çmim. Opozita: kthimi ynë në pushte + disa miliona euro/dollare investime nga EU /SHBA”, ka shkruar Feraj.