Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Prizren.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 2 shtator 2026, ndërsa viktima, është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.Në konsultim me prokurorin, policia ka iniciuar rastin, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.“Prizren Raportohet se në banesën e saj, është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”