Çaste poetike me poeten;-Sinani Vokshi LINDITA

Ika në emigrim

——————————-

Ika në emigrim,në tokë të huaj

Lash pas një zemër, në dhimbje dhe vaj

Nënën e dashur,me sytë e lagur

I thash lamtumirë, zemra më thau

Në cdo rrugë të re kujtimet përplasen si valë deti

Cdo hap që bëj,më ngjan si një re

Era më sjell zërin e saj të heshtur

Përjetësisht e sigurt, por brenda e tretur

Ajo priste në derë,me dorë në zemër

Koha kalonte po dashuria mbetej

Unë e mendoj ditë e natë

Si ndihet ajo,në këtë rrugë të gjatë

Ndoshta ka lot që asnjëherë s’kanë rënë

Në brendësinë e saj, një kujtim është mbjellë

Ika në emigrim, por ajo është aty

Në ç’do hap timin, në çdo ëndërr të re

Ika në emigrim, por kur skam harruar

Se dashuria, si dielli, është gjithnjë e madhe

Ajo gjithmonë në zemrën time do qëndrojë

E ëmbël, e dashur e mira ime NËNË.

/QendraPress/