Sulmi ndaj Izraelit është sulm terrorist të cilin e dënojmë me tërë gjykimin njerëzor e ligjor. /Shkruan;Hisen BERISHA, deputet ne Kuvendin e Kosovës.

Hamasi është një organizate terroriste që mori përgjegjësinë për sulmin, e cilavduhet sa më shpejte të zhduket. Shprehë solidarizimin dhe mbështetjen për popullin dhe shtetin e Izrarlit! Ne në Kosovë e kuptojmë më së miri se çka është të kemi fqinjë armiqësor. Kjo u pa me rastin e 24 Shtatorit, kur një grup i armatosur ushtarak serb e kriminel të shpallur nga DASH dhe nga Qeveria Kosovës po ashtu, si terrorist të sponsorizuar nga Serbia, kreu sulm mbi Policinë e Kosovës, ku për pasoj pati të vrarë e të plagosur, u cenua integriteti, sovraniteti dhe siguria nacionale e vendit. Sipas informatave nga mediat dhe kontaktet informale me Jerusalemin, terroristët e Hamas, mijëra raketa nga Rripi i Gazës sulmuan Izraelin të Shtunën në mëngjes dhe një numër i caktuar militantësh hynë nga toka në territorin e Izraelitnë në anën jugore. Me qindra qytetar Izraelit kanë mbetur të vdekur, e shumë janë plagosur. Kryeministri Izraelit ka deklaruar se janë në luftë! Është për tu habiture “dështimi” i inteligjencës izraelite, në prevenimin e sulmeve, që njihet si shërbimi më i fortë në Botë. Si është e mundur që Vulini të vizitoj Jerusalemin si turist? Shefi i shërbimit sekret serb, BIA, kur ky njeri është në listën e zezë të SHBA, për ketë ka dështuar inteligjenca e Izraelit. A mori informata për ti shërbyer Hamasin me këto informata?! Në Dhjetor të viti të kaluar, Ministri i jashtëm i Iranit ka qenë në vizitë në Beograd dhe janë marrë vesh për blerjen e dronëve të Iranit nga Serbia. Nga këto zhvillime, po supozoj se, fitimtar të këtij konflikti nëse merr përmasa të një lufte në Lindjen e Mesme duke përfshirë shtetet sponsorizuese të terrorizmit si Irani, Rusia, Serbia në Bosnje e Kosovë,etj. do të jenë Vuçiq dhe Putin. Kjo, meqë Vuçiqit do i kërkohen garanci që Ushtria serbe nuk do ti synok kufijt e Kosovës, nga diplomatët ndërkombëtarë që po zbarkojnë në Beograd. Ketë garancë do t’ia kerkojnë Amerikanët dhe do të marrin garancinë nga Vuçiqi me të njëjtat kushte si ne rastin kur ndodhi konflikti në mes Rusisë dhe Ukrainës. Ndër kushtet që pritet të përfitoj Serbia është që të mos i vihen sanksionet. Me ketë Vuçiq do ta përmirësoj reputacionin e rrënuar pas ngjarjeve të 24 Shtatorit dhe i shpëton sanksioneve të paralajmëruara nga BE dhe SHBA. Kurse në raste luftës atje, atëherë një luftë e re në rajon është interes strategjik rus, për ta shkërmoqur koncentrimin e mbarë botës demokratike kundër Rusisë në Ukrainë. Por, kjo do të ketë pasoja për Kosovën pasi vëmendja Amerikane do të përqendrohet në Izrael. Një vlerësim tjetër që po më qarkullon në vlerësimin tim, është se Palestina është frymëzuar nga shtetet e lindjes së mesme dhe Azisë, sponsorizuese të ekstremizmave siç është Irani, Rusia, etj. që të filloj një offensive ndaj shtetit Izraelit. Por, duke e njohur fuqinë ushtarake të Izraelit dhe mbështetjen nga SHBA dhe bota demokratike, kjo do të jet një kurth i vendosur ndaj Palestinës që do të kthehet në varr për Palestinës dhe organizatat terroriste që sponsorizohen nga Irani, Rusia e vende tjera, që i quajnë miq. Sepse kundërofensiva e Israelit do të jet një tragjedi e madhe për Palestinën dhe organizata e sponsorizuara terroriste. Palestina do shndërrohet në një vatër ku shtetit “armike” ose gjysëmarmike ngaj SHBA-ve do i testojnë fuqitë, e tyre ndaj armeve izraelite dhe atyre amerikane. Kjo dihet që do të ishte një luftë e shkurtër por me shumë viktima. Në fakt Rusia e dëshiron Izraelin në një luftë, po ashtu dëshiron që Izraeli të përdor armë kimike bërthamore ndaj Palestinës ose shteteve tjera sponsorizuese të terrorizmit, e më pas edhe Rusia të veproj në të njëjten formë me Ukrainen, ku po e humbë luftën, ndaj dhe po i duhet të mbrohet me armë bërthamore. Kjo duket se s,është edhe e rastësishme që një shtet si Izraeli të sulmohet nga shtetet e ligës arabe./www.qendrapress.com/