Tek raca njerëzore, konsiderojmë që avantazh evolutiv është dhe` frika –                            Shkruan:Prof. Amantina Pervizaj Kelmendi

     Secila situatë jo e zakonshme, qoftë ajo sociale, politike apo shëndetësore, kërkon     vetëdije të lartë për të vepruar drejtë! Aftësia për t’u bindur në rregulla dhe respektimi i normave për ne si shoqëri, lë shumë për të dëshiruar, prandaj pasojat negative në këtë raport pësohen në vazhdimësi. Duke pasur parasysh situatën e fundit të krijuar nga COVID-19, gjegjësisht rritjen e numrit të të infektuarve, pa dyshim se kemi të bëjmë me eskalim, dhe shëndeti nga aspekti primar, tashmë duket se ka kaluar në atë sekondar apo edhe terciar në ciklin tonë jetësorë.

Për të të ardhur keq! 

Kur e gjithë bota e civilizuar në vazhdimësi pas 7 166 279 rasteve të prekura, mbi 400 000 të vdekur e 3 503 668 të shëruar, dhe kur virusi duket se ka humbur virulencën , thërret për vazhdim të masave mbrojtëse, e tek ne vlerat e kurbës së të prekurëve sa shkojnë e rriten, dhe shëndeti i njeriut pëson debakël në raport me të gjitha vlerat tjera njerëzore dhe sociale, përkundër respektimit normativ të deritanishëm, ne dështojmë në fund!

Tek raca njerëzore, konsiderojmë që avantazh evolutiv është dhe` frika`. Kjo paraqet emocion apo reagim emocional të fuqishëm përballë përceptimit të një rreziku të vërtetë dhe një ndjenjë shqetësimi të thellë, kur jemi përpara një rreziku që na kanoset drejtpërdrejt, apo përpara një rreziku të ardhshëm, përpara një fatkeqësie të padukshme si në rastin me Covid-19, ku ajo ka rezultuar në disbalancim të statistikave në raport me situatën e izolimit (kur frika rezultoi me nivel më të lartë të mbrojtjes), dhe tashmë në masa të zbutura (rezulton në anashkalim gati se total të masave mbrojtëse), dhe reflektim të pritshëm në situatën tashmë të adaptuar me faktorin e dëmshëm dhe pasojat, duket se do të jenë sa dramatike aq edhe destabilizuese në aspektin social dhe ekonomik!

Nisur nga e gjithë kjo, konsideroj se, për një kohë të gjatë do të kemi pasoja të gjithanshme, si nga pandemia(rikthim I hovshëm), poashtu edhe nga situatat/dilemat e sajuara nga vet ne, nga vetëdija e ulët dhe renditja e gabuar e prioriteteve!

Kosova vend i vogël me moshë relativisht të re të popullsisë duket se po ngjitet tatëpjetë duke prirë me raste në rajon dhe me moshë të re të të prekurëve ku dhe  masat e rekomanduara pothuajse po mbeten thjeshtë rekomandim dhe zbatimi i tyre parametër matës i guximit apo frikës e jo vetëdije për rrezikun që po na kanoset.

Asgjë më shumë e as më pak se vetëdije e lartë qytetare në këto rrethana na bën mirë!/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published.