Çaste poetike me poetin: Prend BUZHALA
![](http://qendrapress.com/wp-content/uploads/2024/06/448823932_7689344364517580_7198371517467330353_.jpg)
Ç ‘NDODH ME EMRAT E BUKUR TË DASHURISË
(Poezi të shkurta), 23
———————————-
Foshnja, posa vjen në këtë jetë me emrin më të bukur,
vjen me leksionet e mësuara të dashurisë.
E di që Zotin e kishte Mësues që në Botën e Paralindjes
dhe me atë shëmbëlltyrë hyjnore vjen në këndejbotë.
Mandej tërë jetën ne e mësojmë si ta harrojë andejbotën.
(23 qershor 2024)
/www.QendraPress.com/