Çaste poetike  me poetin;- Hatip HULAJ

PAS TRE DETEVE

———————————

E la pas tre deteve

e la duke lotuar,

por kurrë nuk e dinte

që s’kishin me u takuar.

Ajo qante me lot

ky zemër pikëlluar,

s’di cili e pati më rëndë

këtë ankth me tejkaluar.

Ai i dërgoi një letër

por s’di ajo a mbërrini,

e porositi sinqerisht

shpejtë do të shihemi.

Por kishte harruar

që shumë vite kishin kaluar,

ndoshta ajo nuk ishte gjallë

në luftën që kishte përjetuar.

Për çudi pas shumë vitesh

shkoi për një punë ,si zyrtar,

i thanë varrin e ka atje

i kanë ngritur një lapidar.

I solli një kurorë lulesh

dhe ca pika lot ,

një dashuri e pamundur

në këtë botë të kot.

/www.QendraPres.com/