Çaste poetike me poeten;- Asja MULGECI

BESNIKE E ZEMRES MBETA
——————————————
Një ditë kur t’fikem, të jem harrue
Mbi gurt e varrit, mos eja t’lotosh
As luleborë mos sill ndër duer
Dashni e jemja u tret u sosë…
N’rrahje zemre mos guxo t’më kërkosh
Mos thuej Rrushe, t’dashta kaq shumë
As buzen trandofil kur m’ puthshe, mos kujto
Netve kur t’ përplitesh, dërrmue pagjumë
Mos iu rrfe hanës, mbytun n’lumë
Mos guxo t’thuesh, se m’dashurove vërtetë
Momentet tona, mos i gjakos
Kur belbzoje jermimesh, t’kam shpirt e jetë
Mos m’a largo ftyren, t’lutem mos
Ah sa vraja shpirti, mbledh ndër durë
Sa vaje rrjedhin, lkurs eter
Sa mbramje ngrysa, duke kēndue
Si tigull violinë, gjoksit më therë
Dy jetë askush jo nuk i ka…
Por zemra kur vritet, çahet dyshë
Kujtimesh mbytem e kjaj pa pra
Pabesisht gazmendin, ma fike syshë
Besnike zemres, mbeta përjetë
Njasaj korsie, rozafë n’ murë
Ani se teje, kjo ndjenje asht tretë
Honesh t’mija, nuk fishket kurrë!
Asja Mulgec
/QendraPress/