Çaste poetike me poeten:- Albulena THAÇI

Heshtje që vret…
—————————
A thua ke frikë t’i shprehësh ndjenjat se mos refuzohesh?
Po i mban brenda si të ishin mëkat.
A nuk e kupton që heshtja refuzon më shumë se çdo hap?
Pret të të duan e ke nevojë për dashuri.
Kur vjen radha të duash, fshihesh në krenari.
Ndoshta edhe ajo pret një fjalë që s’ia the kurrë.
Ndoshta edhe ajo hesht nga e njëjta
frikë që të mban peng edhe ty.
Sa dashuri kanë humbur kështu,
Jo se mungoi ndjenja, por që mungoi guximi.
Eeee, koha nuk e priti askënd.
Duaj në heshtje.
Në heshtje edhe unë të dua.
Ndoshta kur të jetë shumë vonë,
do ta kuptojmë një ditë
sa kemi mëkatuar..
/QendraPress/