Sot,në  Biblioteken Komunale të Prizrenit  promovohet ‘’Antologji- Me poezi të përzgjedhura’’ me autor Xhemajli Shala

        Sot,në Biblioteken Komunale të Prizrenit, ne orën 14.00  promovohet ‘’Antologji- Me poezi të përzgjedhura’’ me autor Xhemajli Shala. Shkrimtar, poet  dhe  eseist. Kjo  Antologji  vije  si një  përkushtim nga Autori Xhemajli Shala , si autor i dhjetëra  veprave  të zhanreve   si ;poezi, roman, eseist e tashë  të  thuash se ka  dhënë  provimin edhe në përzgjedhje të  poezisë duke   botuar një Antologji me 29  poetë e poete  të  gjithë  hapësirës kombëtare. Ajo që dallon këtë  Antologji është  fakti se  autori e ka parëbashkuar gjithë krijmtarinë poetike të kombit si nga; Shqipëria, Kosova, Maqedonia e veriut, Mali i Zi dhe nga  mërgata , Formati letrar në për,mbledhjen e poezive të ndryshme në një vëllim të vetëm, duke ofruar një perspektivë gjithëpërfshirëse dhe të larmishme mbi një temë të caktuar dashurinë ndaj  poezisë  e me këtë duke shprehur edhe dashurinë ndaj atdheut,ndaj bukurisë  dhe  vetë jetës. Antologji e autorit Shala, padyshim se do të jenë pjesë  e letërsisë së re, sepse ato  promovojnë  autorë të dëshmuar, ruajtjen e veprave shpirtërore dhe vlerësimin e stileve dhe ndjenjave të ndryshme. Për më tepër, ato janë një mënyrë për të mbledhur krijimtarinë më të mirë letrar nga një periudhë kohore si kontekst i caktuar.Autori në këtë  Antologji, ka zbatuar edhe  10 kriteret që i kërkon rregulli letrar i një antologjie.Ku mund të  veqohet, tema e trajtimit, autorsia, shumëllojshmëria, kohezioni, rëndësia, organizimi i prezantimit,Origjinaliteti, fushëvprimi i atorëve të prezentuar. Ky libër Antologji.  Është bërë kaq  i rëndësishëm për promovimin krijuesëve letrar duke u dhënë shkrimtarëve mundësinë  e një preyantimi dinjitoz.  Për më tepër, kjo antaologji mund të shërbejnë si një dokument historik i letërsisë së një epoke të caktuar, duke reflektuar trendet, shqetësimet dhe vlerat e një shoqërie në një kohë të caktuar. Kjo shihet  në  prezantimin e këtyre 29 poetëve të përfaqësuar. Pasi dihet se kemi;Antologji letrare , Antologji muzikore Antologji teorike. Antologji praktike. Antologji teorike-praktike , Autori Shala siç duket në këtë  libër ka bërë përcaktimin që  ky liber të mbetet një Atologji letrare. Kjo  është  edhe vetë mrekullia e këtij libri, Andaj autorit i urojmë edhe  mëtej  të punojë në këtë drejtim./QendraPress/