Çaste poetike me poeten;-Klejda PLANGARICA

𝐑𝐑𝐄𝐊𝐉𝐄

——————————-

Terrinave të vargjeve të tua

Rrekem,

Me gjet një fill Klejde aty.

Herë-herë m’duket se e diktoj një qerpik…

A thua imi të jetë?!

E herë një tunikë centauri*

Që s’ka si të jetë imja!

Plot ditë ngarenda drejt teje

Me një mantel të kuq mbi supe

Dhe stepesha mbi urë…

Tanimë,

Veç u avitem fjalëve me buzë

Se kam lirinë që çdo varg të ta puth!

———————–

*Tunika/manteli i centaurit – Simbol i një dhurate fatale,

përmes së cilës gjeti vdekjen Herkuli në mitologjinë greke.

/QendraPress/