Nga nesër deri 4 shtator në Prizren mbahet ‘’Epopeja e Vrrinit’’.

Do të përkutohen datat 1, 2, 3 dhe 4 e vitit 1998, atëherë kur ishte lufta për vdekje a liri.Atëbotë kur çlirimtarët ishin bërë bashkë që Ksovën ta bëjnë të lirë. Andaj në shenjë të këtij nderimi në këtë vit me datën 1. 2 .3 dhe katër shtator organizohen një varg eventësh përkujtimore
Shoqatat e dala nga lufta gjegjësisht OVL Dega në Prizren, fton familjarë të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të UÇK-së, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të Republikës së Kosovës,
Në nderim dhe përkujtim të Epopesë së Vrrinit, betejës së lavdishme të zhvilluar më 1, 2, 3 dhe 4 shtator 1998 në rajonin e Vrrinit të Prizrenit, OVL e UÇK-së – Prizren, në koordinim me Komunën e Prizrenit, organizon një varg aktivitetesh përkujtimore në nderim të dëshmorëve të kombit dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
E MARTË, 1 SHTATOR 2026
Në ora 10:00 – Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë.
Në 10:30 – Homazhe te shtatorja e Heroit Selajdin Berisha, pranë Spitalit të Prizrenit.
Në 11:00 – Homazhe te shtatorja e Heroit Xhevat Berisha, në Shatërvan.
Në 11:30 – Homazhe pranë lapidarit në fshatin Kushnin.
Në 12:00 – Homazhe pranë Varrezave të Dëshmorëve në fshatin Lez, si dhe pranë lapidarit.
Në 12:30 – Turneu tradicional i Pehlivanëve, në fshatin Lez.
E MËRKURË, 2 SHTATOR 2026
10:00 – Homazhe pranë shtatores së Heroit Agim Shala, pranë Komunës së Prizrenit.
10:30 – Homazhe pranë lapidarit në fshatin Hoçë e Qytetit.
11:00 – Homazhe pranë lapidarit në Jeshkovë, si dhe pranë Varrezave të Dëshmorëve dhe Martirëve në fshatin Jeshkovë.
11:45 – Homazhe pranë lapidarit në fshatin Malisë e Vrrinit.
12:00 – Homazhe te Kalaja e UÇK-së, në fshatin Leskovec.
Epopeja e Vrrinit mbetet dëshmi e sakrificës, qëndresës dhe heroizmit të bijve dhe bijave të Kosovës.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!
Nderim dhe respekt për të gjithë ata që luftuan për lirinë e Kosovës!
OVL e UÇK-së – Prizren Krytar Isa Berisha/QendraPress/