Agim Shahini i AKB-së: E ardhmja e bizneseve e zymtë, Qeveria sa më parë t’iu dalë në ndihmë

0

Qeveria e Kosovës ka premtuar se do të ndihmojë sektorin e gastronomisë përmes pagesës së qirave dhe të pagave të punëtorëve, pas vendimit për bllokimin e punës deri më 18 prill. Kështu bëri të ditur ditë më parë në një konferencë për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.“Do të mbështeten qiratë, pra shpenzimet fikse dhe pagat e punëtorëve. Synimi ynë si ministri e Financave, Punës dhe Transfereve do të jetë që të ruhet shëndeti ekonomik, por pikë së pari të ruhen vendet e punës, meqenëse ato vende të punës sigurojnë familje të tëra dhe mbështesin familje të tëra. Siç edhe e thash shumë shpejt do të dalim me masa konkrete”, tha Murati .Por këto premtime të Qeverisë nuk është se po shihen me entuziazëm të madh nga përfaqësuesit e bizneseve në Kosovë. Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka deklaruar për Gazetën Online “Reporteri.net” se partia e Kurtit pakon për rimëkëmbje nuk e ka mbështetur si opozitë atëherë, por pret që të ndryshon në këtë aspekt dhe tani që është në qeveri t’i ndihmojë bizneset.“Qeveria Kurti sa ishte parti opozitare nuk e ka mbështetur pakon për rimëkëmbje duke u arsyetuar se ishte e vogël dhe nuk ishte gjithëpërfshirëse, por tash presim që ajo të pëson ndryshim dhe avancim. Ndryshimi i pakos dhe mbështetja për ekonomi dhe rimëkëmbje duhet të ndodh sa më parë, për arsye se kriza po thellohet dhe ajo nuk mund të shuhet pa mbështetjen e drejtpërdrejtë të shtetit”, ka thënë Shahini për Reporteri.net. Ai më tej thotë se ‘zjarrfikësi’ i krizës është shteti.“Sektori privat aktualisht është duke luftuar me forcat e veta dhe pa mbështetje të shtetit, bile duke u penguar me lëvizje të lirë dhe masa bllokuese të ekonomisë sektoriale”, thotë Shahini.I pyetur për premtimin e Qeverisë se do t’i kompensojë pagat e punëtorëve dhe qiratë pas mbylljes së fundit, kreu i AKB-së këtë e quan premtim të vogël.“Premtimi i qeverisë së vendit për mbështetje të bizneseve pas mbylljes sӕ fundit është shumë pak karshi humbjeve që do t’i kenë bizneset e mbyllura, e që aktualisht është një shifër 12 mijë biznese. Premtimi për kompensim të pagave dhe qirave nuk është e mjaftueshme, sepse shpenzimet edhe ndëshkimi që do të vijë nga interesi që do të kenë bankat dhe taksat do të jenë më të larta, fitimi i humbur shumë i madh dhe kanë rrezikuar të mbesin pa punë shumë punëtorë, dhe ndihmat që janë premtuar janë ndihma sociale, jo të merituara”, thotë më tej Shahini.Duke folur për gjendjen aktuale të bizneseve të cilat janë prekur jashtëzakonisht shumë nga pandemia, Shahini thotë se gjendja dhe perspektiva që e shohin bizneset në të ardhmen është e zymtë karshi ndërmarrjeve dhe bizneseve jashtë Kosovës të cilat e kanë mbështetjen shumëfish më të madhe.I pyetur rreth mundësisë së vazhdimit të masave ku do ta pësonin bizneset, ai thotë se nuk besoj se do të vazhdohen ato.“Nuk besoj që do të vazhdohen, shpresoj që nga dita e hënë bizneset do të lejohen të punojnë normalisht, sigurisht duke respektuar masat anti-Covid. Mbyllja e fundit ishte e menduar jo mire dhe në mënyrë jo proporcionale me kohën dhe gjendjen”, pohon ai.
Shahini në fund tregon se AKB si vitin e kaluar edhe sivjet planifikon t’i zhvillojë aktivitetet e saja, gjithnjë siç thotë duke respektuar manualin për pandeminë. /Reporteri.net/.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *