Berat Buzhala: Historia ka me tregu që Kadri Veseli është njani prej figurave ma të rendesishme te historise

Gazetari kosovar Berat Buzhala përmes një postimi në Facebook ka lavdëruar njërin nga udhëheqësit e UÇK-së që po gjykohet në Hagë, Kadri Veselin.

Ai ka vlerësuar Kadri Veselin si një nga figurat më të rëndësishme të historisë, si në rrafshin politik dhe ushtarak, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Postimi i plotë:

M’u kujtu Kadri Veseli
Historia ka me tregu qe Kadri Veseli eshte njani prej figurave ma te rendesishme te historise, si ne rrafshin e organizimin politik ashtu edhe ne rrafshin e organizimit ushtarak.
Kadriu ka qene ura kryesore lidhese e organizimeve te viteve te 90’ta. Padrejtesisht imazhin e ka ndryshe ne publik, te nje pjese, sepse une kurre nuk kam taku politikan qe eshte me i gatshem me bo kompromis, ne mesin e shqiptareve.
I urte, i sjellshem dhe i edukume. Patriot si kurrkush tjeter. Nje jete ia ka kushtu Kosoves. Properendimor i perbetuar. Ke mujte me e vra, e s’ke mujte me tute.
Kur ka qene kryetar i PDK’se nuk eshte qe kam pase raporte te mira, bile u shajshim kapak neper intervista, mirepo kjo nuk ka kurrfare ndikimi qe tash une atij me ia dhane hakun.
Sigurisht qe do te del i pafajshem prej ketij gjykimi, ama eshte gjynah i madh qe me i shku gjithe keto vite ne paraburgim.