Ndalesë 48 orë u caktohet dy edukatoreve që keqtrajtuan trevjeçarin në çerdhe

                          Ndalesë 48 orëshe iu është caktuar dy grave, të cilat në cilësinë e edukatores, dyshohet se përdorën dhunë ndaj një trevjeçari në një çerdhe në Fushë-Kosovë. Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës, sipas vendimit të prokurorit të shtetit. ”Pas përfundimit të fazës preliminare të veprimeve hetimore, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, policia inicioi një hetim në drejtim të veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarave; N. M, femër, 64 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, si dhe N. H, femër, 56 vjeç, shtetase Republikës së Kosovës, u shqiptua masa e ndalimit prej 48 orësh”.