Çaste poetike me poetin:-Rexhep F. MORINA

KËNGA PËR FITORE
——————————
Në fund të javës e qetë ish dita,
Midis fshatit në bufen “Te Gipa”.
Aty me shokë t’luftës biseduam,
Kohën që ka ikur ne e kujtuam.
Kohën që ka ikur ne e kujtuam,
Me kafe e raki, shëndet uruam,
Bashkë me Shefkiun e Haxhiun,
Brenga jonë ish, jeta për njeriun.
Brenga jonë ish, jeta për njeriun,
Të ndryshoj për plakun e të riun.
Kjo dëshirë e ka një pritje të gjatë,
N’radhë është viti i njëzet e shtatë.
N’radhë është viti i njëzet e shtatë,
Që flitet për risi vetëm në fushatë.
Është kohë e premtimeve trilluese,
Që aplikohen metoda mashtruese.
Që aplikohen metoda mashtruese,
Për plagët e masës aspak kuruese.
Pak lëmoshë i japin vetëm për votë,
Kështu të dehet nën besim të kotë.
Kështu të dehet nën besim të kotë,
Duke pritur si dikur, presin dhe sot,
Kanë kaluar shumë vite me radhë.
Për ne s’kishte asnjë ditë të bardhë.
Për ne s’kishte asnjë ditë të bardhë,
Veç lirisë së vendit, që erdh e mbarë.
Me sakrifica të mëdha, e larë në gjak,
Bijtë e atdheut, mbi armiq morën hak.
Bijtë e atdheut, mbi armiq morën hak,
Që t’ia heqin popullit të pushtimit lak.
Tani fyhet lufta nga ata që qeverisin,
Se tok janë bërë, gjithë pisat me pisin.
Se tok janë bërë, gjithë pisat me pisin,
Këta të dhjerë e ndotën krejt mjedisin.
Të fëlliqurat që i bënë republikës tonë,
Ata duhet ndalur, sa s’është bërë vonë.
Ata duhet ndalur, sa s’është bërë vonë,
Është i shenjtë atdheu, liria tokës sonë.
Kënga për fitore sikur në luftë të jehon,
Me krismat çlirimtare kudo të ushton.
/QendraPress/