Çaste poetike me poeten;-Zize Liza PEPSHI

Ëmbël
——————-
I lehtë hapi dëgjohëj pas
Dhe troku i gjokut me kujdes
Tik-takët e zemrave në t’njetin takt
Dhe valët e detit me tallaz të lehtë
Gjithë kohën ecëm dhe nuk pushuam
Dhe agu na dukej larg njëmijë vjet
Të lodhur të dremitur dhe nuk u dorëzuam
Veçse kur e pamë se dielli ngrohtësisht po vjen…
/QendraPress/