Çaste poetike me poetin;-Luan SHESHI

ISHTE VERË ATËHERË

——————————–

Ishte Verë…atëherë,

tek kujtimet rreth gëlonin,

tutje-t’hu-ve…si ngaherë,

qull në djersë diç kërkonin…

Diç kërkonin përqark meje,

mes zukatjesh gjinkallore,

fillë s’iu gjet…kësaj beteje,

veç, e veç…a dorë-përdore…

Dorë-përdore…hije më hije,

turra-vrap…e dalë-ngadalë,

njëri ngrihet…e tjetëri bie,

her kumbues…her pa fjalë…

Ishte Verë…atëherë,

Verë xanxare…qe dhe sot,

tutje-t’hu-ve…si ngaherë,

sërisht kujtimet…enden kot…

/QendraPress/