Çaste poetike me poetin:-Sherif GASHI

DASHURIA ËSHTË ZJARR
———————————–
Dashuria është dhembje e zemrës, është zjarr,
Ku flaka e saj të shtangë në heshtjen e errësirës,
Dashuria është fllad i ndezur që djeg në shpirt,
Është përballje për t’i dhënë jetë të mirës.
Në këtë gjendje të afshët me shpirtin e gurët,
Digjet zbrazëtia në livadhin e vetmisë,
I jep flakë dëshirave të shpërthejnë dhe muret,
Për t’i dhënë jetë të shtrenjtës, lirisë.
Përballja me valën vërtet është guxim,
Dashuria e valët të turbullon lehtë,
Nuk ka mbarim ajo kur shpërthen,
Në guacën e saj kur ajo të ngërthen.
Luan me dashurinë sikur luan me zjarrin,
Është dhembje si plaga që s’shërohet kurrë,
Të gjithë nga ajo dëshirojmë të marrim,
Është si uji që buron si gurrë.
/QendraPress/