Deputetja e PDK-së: Gjuha e Donika Gërvallës ishte në një linjë me atë të përfaqësuesve serbë dhe rusë

0

                                 Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra e ka kritikuar kryediplomaten kosovare, Donika Gërvalla për gjuhën e përdorur dje gjatë raportimit në Këshillin e Sigurimit.“Sot si PDK kemi shfaqur shqetësimet e tona me atë që është diskutuar në këshillin e sigurimit. Ne kemi pritur një reflektim jo partiak por shtetëror dhe institucional të ministres së re. Gjuha e saj ishte në një linjë me atë të përfaqësuesve serbë dhe atyre rusë. Jemi mësuar të dëgjojmë prej tyre se Kosova është vend i zhytur në krim dhe në korrupsion. Për më keq zonja Gërvalla shpërfaqi petk të saj politik sesa institucional”, tha ajo.“Kam pritur që të pranohet se është një standard i ri në tranzicionin e Kosovës, se zgjedhjet ishin fer, rezultati u pranua nga opozita.  Është më se e nevojshme që të potencohet se Kosova ka elemente të rendit institucionale.”“Kam pritur që ajo të krijojë argumentet e saj që ekzistojnë për zbarkimin e FSK-së në misionet paqeruajtëse. Ne tashmë eksportojmë trupat tanë.  Unë asnjëherë nuk e kisha vënë dilemën tek vajza e heroit. Për mua Donika Gërvalla është ministre e Punëve të Jashtme dhe ka marr detyrën me na përfaqsu neve jashtë vendit”, tha ajo në T7.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *