E shtuna poetike me poeten; Elisabetta GOCKAJ

Bëj ti mbledh dot nuk i kap
—————————————
Lash një pjes… një pjes të art,
Larg…. shumë larg… në fëmijëri,
Ku rriteshin lulëkuqet në arë,
Nëpër të artit kalli.
Erë e fushës shpesh me krihte
Flokët e verdh derdhur mbi shtat,
Erë e malit seç më vishte,
Vapës…..të sain fustan,
Dielli më piqte lëkurën,
Çokollat. .. të ëmbël mjalt,
Hëna më ndriçonte nuret,
Me dritën e saj të art.
Lash nje pjes …nje pjes të art,
Nëpër vitet që më ikën,
Bëj ti mbledh …dot nuk i kap,
Si ylberi më rrëshqitën.

————————————————–