Ka ndërruar jetë Sefer Saramati,punëtor shumëvjeçar arsimor dhe kryetar i Shoqatës së veteranëve të arsimit

0

    Njëri nga  mësimdhënësit shumëvjeçar të arsimit duke qenë edhe drejtor I dalluar në  disa    shkolla të  Prizrenit,  dhe njëri nga  arsimdashësit e mëdhenj të arsimit Sefer Saramati ka ndërruar jetë.,Seferin e njohin gjithë  Prizreni, ai së fundi ishte  kryetar I veteranëve të arsimit .Njoftimin   e kë bërë  të ditir edhe nënkryetari i PDK dhe kryetar I degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj duke shkruar-‘’Me keqardhje e mora lajmin se kishte ndërruar jetë ish-punëtori shumëvjeçar i arsimit Prizrenas, Sefer Saramati,

Saramati e kishte filluar punën në arsim nga tetori i vitit 1963, për një kohë të gjatë, deri në janar të vitit 1987 ishte drejtor i sh.f. “Lekë Dukagjini” në Prizren, ndërsa më pas ka ushtruar edhe funksione të tjera.

Ishte kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Arsimit-dega në Prizren

Arsimtari im i dikurshëm i fizikës, përkushtimi yt për arsim për gjeneratat e reja, t’u bëftë dritë në botën e përjetme!’’/qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *