Kryetari Totaj, Eurodeputeti Romeo Franz, deputetetët e Kosovës Reçica dhe Kervan,drejtoresha e arsimit Luljeta Veselaj Gutaj vizituan shkollën Mati Logoreci

                             Kryetari i komunës së Prizrenit si nikoqir Shaqir Totaj, i bashkëshoqëruar edhe nga Eurodeputeti Romeo Franz, deputetetët e Kuvendit të Kosovës; Elmi Reçica dhe Enis Kervan, deputetë të Kuvendit të Kosovës në komisionin për të drejtat e njeriut ,dhe komiteteve, drejtoresha e arsimit Luljeta Veselaj Gutaj, përfaqësues nga ministria dhe të tjerë sot vizituan shkollën ‘’Mati Logoreci’’ ku u pritën nga drejtori i kësaj shkolle Ilmi Rexhaj dhe stafi i shkollës. Lidhur me këtë vizitë kryetari Totaj, tha se duke pasur mysafirë të lartë Eurodeputetin Romeo Franz e njëherit edhe deputetet Reçica e Kervan pasi që ne në seancën e fundit duke u bazuar në të drejtat kushtetuese e votuam gjuhën romë në përdorim zyrtar të komunës e kjo natyrisht se është mirëpritur gjithandej Kosovën e më gjërë dhe pastaj vazhdoi Eurodeputet i entuziazmuar sot në takim me nxënës të komunitetit rom tha se Prizreni është një shembull mirë për të dëshmuar se këta nxënës kanë të drejtën e tyre në mësim në gjuhën rome dhe kjo më gëzon pa masë.  Deputeti Elmi Reçica me këtë rast tha se sot para nesh e kemi njeriun e parë z. Romeo dhe kjo tashmë na dëshmon se Kosovë po zbaton rregullat e të drejtave të komuniteteve në praktikë, Kurse dua të falënderojë edhe kryetarin e komunës së Prizrenit për votimin që gjuha rome të jot në përdorim zyrtar.  Deputeti Enis Kervan, me këtë rast tha se pas iniciativës tonë e takime më bashkësinë Evropiane unë dhe kolegu im Reçica kemi nisur këtë nciatvë dhe tashëm kem arye të bindim botën se ne zbatojmë ën praktokë të drjtta e komuniteteve  Nga Ministria e Arsimit Gjyzele Shaljani tha se sot po ndihet mirë këtu në Prizren me delegacionin ndërkombëtar dhe më nxënësit e komunitetit rom. Inserte Kurse mësuesja e gjuhës rome Hurma Menekshe tha është e gëzuar që tashmë po edukon nxënës të komunitetit rom këtu në Prizren.  Kurse për nxënësit e komunitetit rom dhe për nxënësit e kësaj shkolle drejtori Ilmi Rexhaj i informoi në detaje mysafirët e sotëm./www.qendrapress.com/