Rrjeti i Grave të Kosovës kërkon dënim maksimal ndaj të akuzuarit, dhe siguri për mirëqenien e fëmijëve
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka shprehur shqetësimin që edhe një rast i vrasjes së gruas, dyshohet te jetë femicid. Pas lajmit për arrestimin e bashkëshortit të viktimës Liridona Murselit, e vrarë më 29 nëntor në fshatin Sinidoll, afër Prishtinës, RrGK-ja ka kërkuar që hetimi i këtij rasti të trajtohet me urgjencë dhe qasje të drejtë për ta zbardhur këtë tragjedi.“RrGK kërkon nga institucionet që lënda të cilësohet si ‘Vrasje e rëndë’ dhe të dënohet konform Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin për media.Po ashtu, është ftuar Qendra për Punë Sociale që të angazhohet për të siguruar mirëqenien e fëmijëve.“RrGK kërkon hetim të këtij rasti deri në provën e fundit si dhe kërkon dënim maksimal ndaj të akuzuarit. Gjithashtu, RrGK do të monitorojë reagimin institucional ndaj këtij rasti dhe ndaj të gjitha rasteve të dhunës me bazë gjinore”.“RrGK mbetet e hapur ndaj bashkëpunimit dhe ndihmës për viktimat e dhunës me bazë gjinore përmes këshillimit ligjor falas dhe referimit tek institucionet relevante. Nëse keni nevojë për ndihmë juridike falas për rastet e dhunës me bazë gjinore, apo njihni dikë që ka nevojë, na kontaktoni në numrin: 048 105 800”, përfundon reagimi.