Në Prizren ka ndërruar jetë piktori Zef Toçi

0

                  Ka ndërruar jetë piktori i njohur shqiptar, Zef Toçi. Ai  ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare. Zef Toçi u bë emër si një prej figurave më unike të artit në Kosovë, pjesëtar i gjeneratës që fuqizuan artin akademik në këto anë. Zef Toçi u diplomua për pikturë në Akademinë e Arteve në Bruksel më 1972 në klasën e prof. Georgina Iserbut.  Herët krijimtaria e tij u pa jashtë vendit. Pas dy ekspozitave në Prizren, më 1966 dhe më 1967, në vitin 1968 ekspozoi në Galerinë e Arteve në Bruksel. Po atë vit, hapi ekspozitë në Qendrën e Kulturës në Prizren, më 1969 në Beograd, më 1971 në Qendrën e Kulturës në Mol të Sllovenisë, në Opati të Kroacisë më 1972, kur ekspozoi sërish në Bruksel, më pas asokohe në Teatrin Popullor Krahinor (1974), në Beograd më 1976 sikurse edhe në Prizren e Prishtinë .Ishte një personaliet i nderuar  i këtij qyteti, Varrimi pritet te behet sot në varrezat e qytetit/koha/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *