Rreth orës 12:00 pritet të arrijnë në Kosovë trupat e viktimave të aksidentit në Kroaci

0

Kompania e cila është duke bartë viktimat e aksidentit tragjikë në Kroaci ka publikuar video nga momenti i transportimit të kufomave.Nga kjo kompani kanë njoftuar se për rreth një orë pritet të arrijnë trupat e viktimave që humbën jetën në aksidentin që ndodhi të dielën në Slavonski Brod në Kroaci.“Rrugëve të Mal të Zi, diku prej një orë do të hyjmë në Kosovë më trupat e pajetë të aksidentuar në Kroaci. Përafërsisht një orë jemi në Muriqanë”, thuhet në postim. Ndryshe, gjatë natës së mbrëmshme disa nga të mbijetuarit e aksidentit janë bashkuar me familjarët e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *